Dhuna ndaj Erion Isait, reagon koalicioni “Bashkë Fitojmë”: Po blinte vota

Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai, gjatë mesnatës.

Sipas reagimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” përleshja mes dy palëve ka ndodhur për shkak se Erion Isai dhe grupi i tij po jepnin para për vota.

Ata pretendojnë se morën informacion se Isai bashkë me stafin e tij po kryenin fsuhatë dhe po blinin vota me lekë dhe se përfaqësuesit e“Bashkë Fitojmë” shkuan në terren për të të ndaluar krimin elektoral.

Kujtojmë se Isait i është bërë pritë nga simpatizantët e Bashkë Fitojmë dhe është qëlluar me grushte. Ngjarja ka ndodhur teksa Erion Isai kthehej në shtëpinë e tij, me makinën zyrtare të Bashkisë Ersekë, kur i është bërë pritë nga simpatizantët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Reagimi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”: Vjen një informacion që në fshatin Qafëzes Erion Isai me stafin po kryenin fushatë, me të dhëna se po shpërndanin edhe lek. Shkon BF dhe përballen në fshatin Qinam. Erion Isai del nga makina, duke provokuar dhe aty ka patur shtyrje dhe kapje me duar mes dy palëve. Bodyguardët e Isait kanë shtyre kandidatin e BF E’them Lumani, po ashtu edhe kryetari i PS Aldo Xhelili. Edhe nga ana e kandidatit Lumani është bërë denoncim.


Shtuar 14.05.2023 08:05