Partia Demokratike ka reaguar pas konfrontimit fizik të anëtarit të Kryesisë qendrore të PD Roland Bejko me mbështetësin e Sali Berishës.
PD ka thënë se është e papranueshme që të dhunohet një demokrat, duke shtuar se Berisha frymëzon dhe ushtron dhunë.
Reagim i Partisë Demokratike:
Dhuna e mercenarëve të Sali Berishës ndaj anëtarit të Kryesisë qendrore të PD Roland Bejko, është fytyra e Sali Berishës, që frymëzon dhunë, ushtron dhunë dhe pengon një sekretar të PD të vijë në seli në një mbledhje pune. E papranueshme që dhunohet një demokrat i orëve të para, nje demokrat i ndershëm me kontribute 30 vjeçare në këtë parti. Roland Bejko u dhunua sot vetëm se mendon ndryshe nga Sali Berisha, vetëm se nuk i shërben interesit të Sali Berishës, vetëm se ka vendosur ti shërbejë interesit të demokratëve dhe PD./albeu.com