Hoti akuzon Serbinë se ende ruan frymën gjenocidale të Millosheviqit

Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar ashpër pas deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq. Ajo kishte pohuar se po të ishte në pozitën e Sllobodan Millosheviqit gjatë vitit 1998, do ta kishte realizuar spastrimin etnik të Kosovës.

Të lidhura

None found

Sipas Hotit, çdo zë që sot promovon spastrim etnik nuk përbën thjesht një rrezik për Kosovën, por shërben edhe si provë se Serbia vazhdon të jetë e mbërthyer nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit.

Përmes një postimi në Facebook, ai theksoi se mentori i saj ideologjik, Millosheviqi, u përpoq të bënte pikërisht këtë në Kosovë, por përfundoi përpara gjykatës ndërkombëtare dhe Serbia u detyrua të largohej me turp nga territori kosovar.

Hoti shtoi se populli i Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe aleatët demokratikë botërorë dhanë përgjigjen e tyre të qartë. Kosova mbeti shtet i pavarur, ndërkohë që Millosheviqi u shënua në histori si kriminel lufte dhe sot është i vdekur.

Ai e paralajmëroi Paunoviqin se çdo përpjekje e ngjashme do të përfundonte në të njëjtën mënyrë dhe nënvizoi se thirrjet për spastrim etnik nuk janë vetëm kërcënim direkt për Kosovën, por dëshmi e gjallë se Serbia nuk e ka braktisur trashëgiminë gjenocidale të Millosheviqit dhe politikat kriminale që sollën luftëra, masakra dhe turp historik.


Shtuar 13.07.2026 22:37

MatbetcasibomEsenyurt EscortmatbetjojobetJojobetJojobetjojobetJojobetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş