Përplasje e ashpër në Kuvend mes Erald Kaprit dhe Zegjine Çaushit: “Erdha të të them të vërtetën në sy”

Seanca parlamentare e kësaj të mërkure u shoqërua me tone të larta akuze mes deputetit të Partisë Mundësia, Erald Kapri, dhe përfaqësueses së maxhorancës socialiste, Zegjine Çaushi.

Në fjalën e tij, Kapri u shpreh se Çaushi ndodhet në Kuvend pa e fituar me ndershmëri mandatin, duke e cilësuar praninë e saj si provë të degradimit të parlamentarizmit. Ai shtoi se kjo ishte hera e parë dhe e fundit që merrej me të, duke theksuar se deputetja përdorej për të shmangur vëmendjen nga problemet reale. Në vijim, ai i kushtoi asaj një vargje të kënduara nga të rinjtë në protesta: “Zegjine, Zegjine, 3 milionë jemi ne, ti nuk di të numërosh, shko në shkollë të mësosh”.

Të lidhura

None found

Nga ana e saj, Zegjine Çaushi e justifikoi praninë e saj si një mision për t’i servirur të vërtetën në fytyrë kundërshtarit. Ajo e drejtoi menjëherë bisedën nga kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, duke e vënë në pikëpyetje prejardhjen e një pasurie prej 15 milionë eurosh. Sipas akuzave të saj, kjo shumë është përdorur në transaksione fiktive dhe pastrim parash, duke kërkuar llogari se ku ndodhet prona që justifikon një vlerë kaq të lartë, për të cilën ajo tha se as në Nju Jork nuk ekziston.

Akuzat e Kaprit u përqendruan gjithashtu te një rrjet i gjerë njerëzish të paguar me fonde shtetërore, që operojnë në ambientet e Partisë Socialiste dhe që, sipas tij, merren me profile false dhe komente për të sulmuar opozitën. Ai e mbylli fjalën e tij duke paralajmëruar se do të shiheshin sërish në shesh deri në rënien e qeverisë së Edi Ramës.


Shtuar 13.07.2026 22:03

MatbetcasibomEsenyurt EscortmatbetjojobetJojobetJojobetjojobetJojobetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş