Majlinda Dehima, edukatorja e kopshtit “Stinët” e cika akuzohet se ka dhunuar 3-vjeçaren është rimarrë sërish në pyetje.
Dehima, u arrestua një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë për akuzën “keqtrajtim i të miturit” lidhur me dhunën ndaj vogëlushes 3-vjeçare.
Por pavarësisht pamjeve filmike, edukatorja i ka qëndruar dëshmisë së saj të para dy ditëve dhe ka mohuar se ia ka dëmtuar ajo këmbën.
Ajo ka pohuar sot se vajza e ka dëmtuar vetë në hapësirat e krevatit këmbën dhe ajo nuk e ka prekur.
Prokuroria e Tiranës pritet të bëj një tjetër ekspertim të pamjeve filmike dhe në vijim edhe ballafaqim të Dehimës me provat që do të dalin gjatë hetimeve.
Policia ka nisur hetimet edhe për çiftin e pronarëve të kopshtit, Entela dhe Dritan Danushi, të cilët nuk ishin të pajisur me licencë.
Policia e Tiranës tashmë ka përpiluar një plan masash për kontroll të detajuar të të gjithë territorit për të konstatuar raste të tjera flagrante të kopshteve pa licenca./Albeu.com