DETAJET/ Vrau taksisti dhe i grabiti banesën, arrestohet shqiptari në Greqi

Policia ka vënë në pranga një 47-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim si autor i vrasjes së taksistit 60-vjeçar, Kosta Tsakalo më 27 korrik të këtij viti.

Sipas mediave greke, autori i dyshuar, sipas informacioneve, ka qenë në duart e autoriteteve tashmë prej ditësh dhe konsiderohej i dyshuar që në fillim, pasi ishte identifikuar nga afro 15 kamerat e zonës, duke u larguar nga Kapeleto, por edhe duke ardhur përsëri në fshat.

Ai me sa duket e dinte që viktima ishte mirë financiarisht dhe me sa duket e kishte planifikuar krimin para se të largohej nga fshati dhe më pas u kthye për të zbatuar planin e tij.

Dëshmia që tradhtoi autorin e dyshuar ishte se në kontrollin e shtëpisë së tij u gjet një karrige me tre këmbë, e katërta mungonte dhe thuhet se ishte ajo me të cilën ai sulmoi dhe vrau taksistin dhe që u gjet në rrugë nga policia.

Autoritetet Policore njihnin edhe vendin ku 47-vjeçari ishte kujdesur të fshihte motoçikletën me të cilën shkoi dhe më pas u largua nga vendi i krimit. Sipas informacionit të dalë gjatë punës paraprake të Autoriteteve, 47-vjeçari e njihte mirë viktimën, ndërsa ka një dosje penale të rëndë.