DETAJET/ Vrau djalin e tij 10-vjeçar me origjinë shqiptare, si nisi konflikti pas divorcit me nënën e tij (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ku një shtetas me origjinë polake, pasi u arratis nga Spitali Covid në Itali, shkoi në shtëpi dhe vrau të birin 10-vjeçar me origjinë shqiptare.

Bëhet fjalë për 44-vjeçarin, Mirko Tonkov i cili pas arratisjes nga Spitali Covid, shkoi menjëherë në shtëpinë e ish-familjes së tij, megjithëse ishte urdhëruar të mos I afrohej atyre ambienteve.

Në momentin që mbërrin në banesë, ka qenë djali 10-vjeçar Mattias i cili ka hapur derën.

Ky ka qenë edhe momenti fatal për vogëlushin pasi babai e ka goditur me thikë në qafë duke e lënë të vdekur në vend. Më pas 44-vjeçari është arratisur. Por pas reagimit të forca të policisë dhe kontrolleve në zona të ndryshme ai ka rënë në prangat e policisë.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Cura di Vetralla, në provincën e Viterbos në Itali, ndërsa mediat italiane kanë publikuar edhe foto e familjes.

Në momentin e krimit, nënë shqiptare Mariola Rapaj 32 vjeç, nuk ishte në banesë. Ajo e gjeti vogëlushin të vdekur dhe të mbuluar në gjak.

Mediat e huaja shkruajnë se Mirko Tonkov, kishte një urdhër që të mos i afrohej familjes, pas konflikteve për divorcin./albeu.com/


Shtuar 17.11.2021 18:38