DETAJET/ Vodhën furgonin plot babane dhe e braktisën, si ndodhi grabitja me armë në Fushë-Krujë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Krujë, ka ndodhur një grabitje me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Një furgon mallrash është grabitur në rrethrrotullimin e Thumanës.

Paraprakisht mësohet se tre autorë të maskuar, të cilët nën kërcënimin e mjeteve të forta kanë zbritur drejtuesin e mjetit dhe i kanë marrë furgonin me banane.

Pas njoftimit policia ushtroi kontrolle dhe u vu në drejtim te mjetit, duke e gjetur të braktisur ne një fshat te Kurbinit.

Njoftimi i policise

Më datë 30.06.2021, rreth orës 03:45, është paraqitur në ambientet e Policisë shtetasi F. B., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili deklaron se në Thumanë, tre persona ende të paidentifikuar duke e kërcënuar me sende të forta i kanë marrë furgonin e mallrave që transportonte banane.

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së informacionit kanë orgaizuar punën ku gjatë krehjes së zonës kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit në Kurbin.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarje. /albeu.com/

 

 


Shtuar 30.06.2021 09:42