DETAJET/ Vajza e priste brenda lokalit të ish-deputetit, si u vra i riu në Tiranë

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasje e ndodhur në Tiranë ku një i ri u vra brenda makinës së tij, ditën e djeshme.

Can Kariçi i njohur dhe me mbiemrin Karriqi, i cili u vra brenda makinës së tij mbrëmjen e djeshme, duhet të ishte në “arrest shtëpie”. Por në fakt lëvizte lirisht nëpër Tiranë, njësoj si natën e vrasjes.

Gazetari Elton Qyno ka rindërtuar momentet e fundit të të riut, duke bërë me dije se Karriqi para se të vritej është ndjekur në një distancë prej 1 kilometër nga autorët, që e kanë mbajtur gjithë kohës në mbikqyrje.

Madje kishte lënë një takim me një vajzë në ambientet e një lokali që administrohet nga ish-deputet i zonës. Por teksa vajza ka shkuar dhe është ulur në lokal, ku e priste Karriqi, ky i fundit për një moment është ngritur dhe ka dalë jashtë, duke shkuar tek makina e tij.

Sapo ka hipur në makinë aty është afruar një mjet tjetër, e personat që ndodheshin brenda kanë dalë jashtë dhe i janë afruar viktimës së tyre.

Për disa çaste kanë komunikuar me të duke e qëlluar më pas me 4 plumba, duke i marrë jetën në vend. Por mesa duket në momentin që autorët i janë afruar Karriqi nuk ka ndjerë rrezik, pasi për asnjë moment duket se nuk e ka menduar që të përdorë armën që kishte me vete. /albeu.com/

 


Shtuar 24.12.2021 18:38