DETAJET/ Polici po kontrollonte për drogë në një zonë të mbrojtur, një person i dyshuar për vrasjen

Kanë dalë në dritë detaje të reja nga vrasja e policit në qytetin e Lezhës.

Nga të dhënat e fundit është zbuluar se polici i vrarë me detyrë nën/komisar, Saimir Hoxha po kontrollonte për kanabis në zonën e mbrojtur Kune-Vain.

Për vrasjen e rëndë është shpallur në kërkim një i dyshuar me inicialet A.R.

Sipas Policisë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike./albeu.com