DETAJET/ Pamje nga vendngjarja, erdhën në Shqipëri për pushime, si ndërruan jetë në Kavajë 2 çiftet nga Rusia (VIDEO+FOTO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qerret, Kavajë ku në një sauna në një ndër hotelet e kësaj zone, janë gjetur të vdekur 4 shtetas, me origjinë ruse.

Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe janë personat që sot rreth orës 22:20 kanë ndërruar jetë në sauna, në hotel Gloria në Qerret.

“Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe,
N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç…”-njofton policia.

Ngjarja:

Dy vajza dhe dy burra me shtetesi ruse, të cilët dyshohen se gjendeshin në Shqipëri për pushime janë gjetur të vdekur brenda një dhome sauna këtë mbrëmje në hotel Gloria në Qerret, Kavajë.

Sipas informacioneve të para mësohet se dy çiftet rusë kishin një javë që kishin ardhur në Shqipëri dhe ishin isntaluar në një hotel në Qerret.
Këtë mbrëmje, ata kanë vendosur që të shfrytëzojën dhe dhomën e saunës të hotelit, por për arsye të pqarta dhe rrethana që nuk janë zbardhur ende, janë asfiksuar.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe,
N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com

1634332809_page.jpg


Shtuar 15.10.2021 23:48