DETAJE/ Sherri mes banorëve dhe përfaqësuesve të Kishës Katolike te “Kepi i Rodonit”, kushëriri i Frrokut qëlloi me armë

Detaje të reja janë mësuar pas arrestimit të 8 personave për shkak të një konflikti të ndodhur ditën e djeshme, 29 tetor, në Kepin e Rodonit.

Mes të arrestuarve është edhe ish-deputeti socialist Mark Frroku.

Gjatë sherrit ditën e djeshme është qëlluar dhe me armë, pasi në vendin e ngjarjes u gjet një gëzhojë.

Lexo edhe: Konflikti për pronat te Kepi i Rodonit, 8 të arrestuar, mes tyre edhe Mark Frroku

Dyshohet se personi që ka qëlluar është  kushëri i ish-deputetit Frroku.

Konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës, konkretisht të fshatit Shetaj, nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë./albeu.com