Detaje nga sulmi me një të vdekur në Top Channel, sekuestrohen kamerat e sigurisë, dyshohet për më shumë se 3 autorë

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë kriminale që ndodhi pak pas mesnate në Mëzez të Tiranës, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi ndaj godinës së televizionit Top Channel, duke vrarë rojën e sigurisë, 60-vjeçarin Pal Kola.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Dyshohet se autorët e ngjarjes kanë qenë mbi tre persona. Pasi kanë qëlluar me dy kallashnikovë, ata janë larguar në drejtim të Durrësit dhe dyshohet se kanë djegur automjetin tip “Range Rover” në Golem, Kavajë. Brenda mjetit policia ka gjetur dy armët e zjarrit.

Sipas hetimeve, në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 25 gëzhoja dhe Kolën, i cili ndodhej në kabinën e tij në momentin e sulmit, e ka kapur një plumb.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së objektit, por edhe të bizneseve në autostradë, për të zbuluar lëvizjet e autorëve.

Reagimet në lidhje me ngjarjen kanë qenë të shumta, me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama që kërkojnë nga agjencitë ligjzbatuese të zbardhin sa më shpejt ngjarjen dhe të vënë para përgjegjësisë autorët.

Nga ana tjetër, duke qenë se godina e Top Channel ndodhet shumë pranë shtëpisë së Big Brother, banorët kanë dëgjuar të shtënat.

Ka qenë Kristi që ka pyetur se çfarë ishte ajo zhurmë, ndërsa Qetsori u shpreh se ishin të shtëna kallashi./albeu.com