Detaje nga plagosja në Shkodër, djali objektivit iu përgjigj autorit me shotgun, 26 gëzhoja në vendngjarje

Detaje të reja tronditëse janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Shkodër. Mësohet se autorit, ende i paidentifikuar, e ka shkuar i maskuar në lokal dhe ka qëlluar me kallash 75-vjeçarin Lulash Qepuri. Në moment, djali i objektivit është përgjigju me shotgun.

Për pasojë, ka mbetur i qëlluar me 4 plumba shotguni, 75-vjeçari, i cili ishte invalid. Ka qenë djali i këtij të fundit që ka njoftuar policinë duke i thënë se i kanë vrarë babain, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja me këmbë. Pak metra më andej, ndodhej një makinë që e priste.

Në vendngjarje janë gjetur 26 gëzhoja, 10 shotguni dhe 16 kallashnikovi.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri, në vitin 2011 është arrestuar për trafik dhe kultivim të lëndëve narkotike si dhe për armëmbajtje pa leje.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. FNSH gjithashtu ka zbritur në terren dhe ka ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit./albeu.com


Shtuar 15.06.2022 22:50