DETAJE/ Falsifikuan firmat dhe nxorën nga banesa familjen, çfarë ndodhi 5 vite më parë në Pogradec (VIDEO)

Detaje të reja kanë dalë bë lidhje me sekuestron preventive të banesës në Pogradec, e cila përllogaritet të ketë një vlerë prej afro 200 mln eurosh.

Banesa u sekuestrua sot, pasi dyshohet se rrjedh nga veprimtaria kriminale e falsifikimit të dokumenteve, e kryer nga 2 shtetas, Armand Lice dhe Bledar Alianj.

Të dy shtetasit nën hetim i kane dhënë para me fajde një qytetari nga Pogradeci.

Kur ky i fundit Katsriot Rushiti ishte në pamundësi për te shlyer shumën e marre me fajde, dy personat e vënë nen hetim në bashkëpunim me njëri -tjetrin kanë falsifikuar një kontrate, e cila kalonte pronësisë e shtëpisë se borxhliut ne emër te tyre.

Abc mëson se nga dokumentet e falsifikuara, si firmat e familjarëve etj , dy persona në fjalë kishin arritur që me vendim Gjykate të Parë dhe Apelit të fitonin pronësinë e banesës.

Para pesë vitesh ata arritën që ti nxjerrin me përmbarues familjarët nga banesa.