Sekuestrimi i banesës me vlerë 200 mijë euro në Pogradec, zbardhet skema e mashtrimit

Abc ka zbuluar detaje të reja në lidhje me sekuestron e banesës me vlerë 200 mijë euro në Pogradec.

Pasuria dyshohet se rrjedh nga veprimtaria kriminale e falsifikimit të dokumenteve, e kryer nga 2 shtetas, Armand Lice dhe Bledar Alianj.

Mësohet se hetimet e policisë në lidhje me rastin kanë nisur në vitin 2018.

Të dy shtetasit nën hetim i kane dhënë para me fajde një qytetari nga Pogradeci.

Kur ky i fundit ishte ne pamundësi për te shlyer shumen e marre me fajde, dy personat e vene nen hetim ne bashkëpunim me njeri -tjetrin kane falsifikuar nje kontrate, e cila kalonte pronesine e shtëpisë se borxhliut ne emër te tyre.