Dita e sotme ka nisur me kthjellime dhe temperatura të larta, por si pritet të jetë moti në ditët në vazhdim? Meteorologia Tanja Porja na tregon se temperaturat do të luhasin, duke lëvizur me disa gradë nga 7 gradë celsius minimalja dhe 31 gradë celsius maksimalja, për shkak të kushteve të paqëndrueshme të motit.
Sipas Porjas, dita e shtunë do të jetë me mot të kthjellët gjatë paradites, ndërsa pasdite do të ketë shtim të vranësirave në të gjithë territorin.
Sa i përket të dielës, pritet që vranësirat të bëhen më të dendura dhe pritet të ketë reshje shiu në zonat malore dhe lindore, Sasia e reshjeve do të jetë e pakët. Në zonat e tjera nuk priten reshje.
Të njëjtat kushte atmosferike priten dhe të hënën. Megjithatë, meteorologia shprehet se këto kushte atmosferike nuk janë shqetësim për të kaluar një fundjave të bukur.