REZULTATET/ Derbi gjilanas pa fitues, Prishtina vazhdon të kryesojë

Kanë përfunduar tri ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, të vlefshme për xhiron e 32, ku Prishtina ka mposhtur me rezultat të thellë Besën e Pejës, e derbi i qytetit të Gjilanit doli pa fitues, ku të dy skuadrat ndanë pikët e barabarta.

Prishtina ka zhvilluar sot ndeshje si mysafire kundër Besa Pejës, ku e ka mposhtur me rezultat të thellë 3:0, Feronikeli shënoi fitore kundër Trepçës ’89 me rezultat të njejtë si ndeshja e parë 3:0, dhe derbi i qytetit gjilanas mes Gjilanit dhe Dritës nuk nxjerri fitues, ku rezultati pas 90’ minutave lojë ishte i barabartë 1:1, përcjell KosovaPress.

Me fitoren e sotme, Prishtina vazhdon të kryesojë tabelën me 72 pikë, tre sosh larg vendit të dytë Dritës, ndërsa Top 4 e mbyllin Ballkani me 67 pikë dhe Gjilani me 48 pikë.

Në anën tjetër, Trepça ’89 me 36 pikë, Arbëria me 33 pikë, gjenden në zonën e rrezikut në tabelë, ndërsa Besa e Pejës është përshëndetur me Superligën e Kosovës, ku pas 33 ndeshjeve ka arkëtuar vetëm 12 pikë.

FC Besa 0 – 3 Prishtina

Feronikeli 3 – 0 Trepça ‘89

Gjilani 1 – 1 Drita


Shtuar 5.05.2021 17:18