Ambasadorja franceze shkon në selinë blu, takim “kokë më kokë” me Bashën

Pas zgjedhjeve të 25 Prillit në Shqipëri, situata politike është sërish në udhëkryq pasi opozita deklaron se nuk i njeh zgjedhjet duke akuzuar maxhorancën për vjedhje të zgjedhjeve.

Ambasadorja franceze në Tiranë, ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Takimi po zhvillohet në selinë e PD-së, ku në fokus të takimit është procesi zgjedhor i 25 prillit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 5.05.2021 17:13