Deputetja nga radhët e PLD-së e cila është Monika Zajkova për “360 gradë” deklaroi se nuk do të votojë për mosbesimin e qeverisë.
“Ne thamë në një deklaratë se po mblidhen nënshkrime, megjithatë asnjë nuk arriti te ne për ta nënshkruar atë nismë. Gjithashtu në disa deklarata thamë se edhe nëse vjen një gjë e tillë, nuk do të nënshkruajmë”, tha Zakova.
Në pyetjen nëse të njëjtin qëndrim e ndan deputeti i PLD-së, Bobi Mojsoski, ajo theksoi se nuk mund të votojnë për mosbesim të qeverisë në të cilën ministër është lideri i partisë, Goran Milevski.
“Absolutisht për shkak se PLD është parti që funksionon në bazë të parimeve, ka strukturën organizative e cila është në koordinim të vazhdueshëm me udhëheqësinë dhe është unike me qëndrimet. Ne nuk mund të mbështesim mocionin e mosbesimit të qeverisë ku merr pjesë kryetari i partisë”, tha Zajkova.