Deputeti shpërthen ndaj socialistëve në Kuvend: Harruat kur hanit byrekë me dhallë (VIDEO)

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka shpërthyer ndaj deputetëve dhe ministrave socialistë në Kuvend.

Ai u kërkoi ministrave të kujtojnë se nga vijnë dhe të shkonin në zonat periferike dhe të shihnin gjendjen të cilën ndodhen qytetarët.

“Harruat përpara 8 vitesh kur ishit në opozitë çfarë gjendje ishit. Të njëjtën gjë ua kam thënë dhe ministrave të PD-së në vitin 2007, që brenda dy viteve harruan nga vinin.

Përpara vitit 2005 te “Bar Kalaja” hanin byrekë me dhallë, pas dy vitesh u majmën nga pasuria me “Benz”-a me makina, madje edhe me problemet e tyre familjare, filluan me i ndryshuar nga mirëqenia e madhe, e njëjta gjë po u ndodh edhe ju. Edhe hak ju pastë Zoti se në shqiptarët nuk kemi çfarë t’u bëjmë juve” tha deputeti./albeu.com

 


Shtuar 9.12.2021 12:49