Del autopsia: Everest Çaka u vra me 12 plumba

Detaje të reja bëhen me dije nga ekzekutimi i Everes Çakës mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Sipas autopsisë, 41 vjeçari është qëlluar me 12 plumba, ku të gjitha goditjet jane kryer në distancë të afërt dhe e kane pershkruar trupin e viktimes ne pjesen e barkut duke i marë kështu jetën.

Grupi hetimor ka ngritur disa pista për ekzekutimin e 41 vjeçarit, atë të hakmarrjes, larjeve të hesapeve mes bandave si dhe prishje e pazareve të drogës.

Më herët, viktimës i është vrarë një nga vëllezërit në Barcelonë dhe kushëriri i parë në Belgjikë, Ardit (Arjan) Spahiu, i cili ishte vëllai i kunatit të Erion Alibejt, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve.

Kujtojmë se Alibej, organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik, ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan.


Shtuar 12.05.2021 08:15