Deklarata e Luljeta Bozos për Enver Hoxhën, Rama ia “ngec” opozitës: Sulm politik!

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë deklaratën e Luljeta Bozos se komunizmi ka më shumë të mira se të këqija, deklaratë që u kritikua shumë në rrjet.

Kreu i qeverisë tha në Neës4 se kandidatura e saj ka trembur palën tjetër, ndaj edhe u sulmua qëllimisht sipas tij.

Me shumë respekt për figurën e profesionistes që paraqet zonja Bozo, ndalemi pak tek debatet që ka shkaktuar kandidatja juaj për deputete lidhur me deklaratën e saj mbi kohen e komunizmit dhe ish-diktatorin Hoxha. A mbajtët ju një qëndrim për të z. Rama? Komunikuat me të? Si i përgjigjeni akuzave ndaj saj?

Unë mendoj që ajo është thënë në një kontekst të caktuar dhe nuk kam asnjë dyshim se nuk ka qenë qëllimi, apo nuk është thënë për të relativizuar të keqen e diktaturës apo për të relativizuar vetë diktaturën. Nuk kam nevojë të flas me të sepse jam shumë i qartë se çfarë ka dashur të thotë, çfarë ka thënë dhe pastaj si dhe pse është interpretuar në atë formë. Me siguri që Luljeta është një nga arsyet që e ka shqetësuar palën tjetër për cilësinë e skuadrës dhe cilësinë e kandidaturave. Është një person i dashur për shqiptarët, një profesioniste e shkëlqyer, një grua me vullnet të madh dhe të gjitha këto janë mëse të mjaftueshme për ta respektuar plotësisht. Pastaj në interpretimet e fjalëve shpesh herë krijohen keqkuptime, herë me qëllim e herë pa qëllim. Kjo ka qenë e qëllimshme, e gjitha kjo që u bë kundër saj.


Shtuar 3.04.2021 18:45