Deklarata e Berishës për Veliajn: 3 javë më parë në mesnatë la qelinë…

Në një konferencë për mediat, kryedemokrati Sali Berisha, ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama pas vendimit të Kushtetueses, i cili kërkoi që t’i hapej rrugë lirimit nga paraburgimi të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kreu i PD-së u shpreh se Rama në qeli i kishte caktuar Erion Veliajt regjimin e “serial killerit”, duke shtuar se kryebashkiaku i Tiranës, ka dalë nga qelia rreth 2-3 javë më parë.

Të lidhura

None found

Berisha: Pavarësisht nga komentet e ndryshme që bëjnë dhe që i kam dëgjuar, qëndrimi im është ky: Ata gjykatës që votuan kundër dekretit të presidentit dhe vendimit të Këshillit të Ministrave, ata respektuan, zbatuan, parimin ndërkombëtar të shprehur shumë qartë nga Komisioni i Venecias.

Të tjerët thonë se i nxiti ky apo ai. Ata kanë votuar me atë direktivë. Edi Rama thotë ta nxjerrim nga burgu. Por e dëgjuat ju, ai i kishte caktuar atij regjimin e serial killerit. Në qeli thotë Erion Veliaj, u trajtova me regjimin e vrasësit serial.

Tani unë nuk dua të hyj në enigma, por këtu tek ju kam deklaruar, kam informuar publikun dhe ju se rreth 2-3 javë më parë, në orën 11 të natës, Erion Veliaj e la qelinë dhe kjo është 100% e sigurtë. Variantet se ku shkoi janë të ndryshme, por asnjëri prej tyre nuk mund të them se cili është, ndaj dhe citimi i tyre ishte i pavlerë.

Ishte në Surrel, ishte këtu apo… nuk e di se ku ishte, të them haptas, se po ta dija e them. Por atë që di 100% di që e la qelinë dhe nuk shkoi në spital. Këto të dyja i di, për të tjerat nuk mund të them. Ndaj dhe në këto kushte se, çfarë zhvillohet brenda tyre është vështirë ta gjesh. Veliaj i tha se më grabite si FARC, si ushtria e drogës së Kolumbisë.


Shtuar më 4.11.2025 13:59

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişdirectorsprofilekahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş