Që nga mesi i gushtit situata në Afganistan ka ndryshuar, pasi talebanët morën pushtetin. Me mijëra njerëz kërkojnë të largohen nga vendi i tyre pasi kanë frikë së çfarë do të ndodhë më pas.
Talebanët kanë rikthyer terrorin, ndërsa nuk kanë munguar ekzekutimet, ndonëse kanë premtuar se nuk do të preken civilët.
Afghanistan TV – surreal
This is what a political debate now looks like on Afghan TV, Taliban foot soldiers watching over the host. The presenter talks about the collapse of the Ghani govt & says the Islamic Emirate says the Afghan people should not to be afraid #Afghanistan pic.twitter.com/oEverVgLOE
— Yalda Hakim (@BBCYaldaHakim) August 29, 2021
Gazetarja e BBC Yalda Hakim ka publikuar një video në një studio televizive në Kabul, ku pamjet duken surreale. Luftëtarët talebanë të armatosur rëndë qëndrojnë në këmbë dhe shikojnë drejtuesin të mos thotë ndonjë gjë të gabuar. Prezantuesi flet për rënien e qeverisë Ghani dhe hotë se populli afgan nuk duhet të ketë frikë.