Dalina Buzi, e cila së fundmi është në qendër të debateve në spektaklin Dancing With the Stars, ka sqaruar qëndrimin dhe të vërtetën e saj sonte në “Më lër të flas”.
Pa filtra, Buzi tha se vlerësimet e saj në juri merren personale nga konkurrentët, duke përmendur rastin e Julkës, gjë që sipas saj nuk mund të ndodhë pasi ajo vlerëson vetëm performancën.
Për debatin me Jerina Lalajn, Dalina u tregua e prerë.
“Ajo ndodhi se do mbronte shoqen e ngushtë aty. Kaloi ‘përroi psikik’, nuk dija çfarë t’i thoja. Këto janë konflikte në kokën e të tjerëve. Julka foli se mendoi që unë e kam personale, po me Sarën çfarë kam personale.
Unë në jetën time nuk kam dashur të bëj viktimën, mbroj veten time. Njerëzit që imponohen me viktimizim pastaj dhe i imponojnë të tjerët. Nuk duhet të imponosh askënd që të të mbrojë. Është e çuditshme, mua nuk më pëlqen kërcimi, kaq pikë të vlerësoj. Ti kalon në personalizime, merr historinë e jetës sime dhe kalon në gjëra të shëmtuara që janë prerë realisht. Jam e acaruar se duhet të ndal panelin”- tha Dalina.
Dalina sqaroi edhe marrëdhënien e saj me këngëtaren Elvana Gjata, ku mohoi ccdo krisje të mundshme mes tyre.
“Me Elvanën gjithçka në rregull është. Marrëdhënia ime me Elvanën ka nisur në 2009. Ka qenë një marrëdhënie që e kemi ndërtuar bashkë, pa ndërhyrjen e askujt. Kemi bërë projekte bashkë, domethënë janë shumë. Në këtë marrëdhënie, njerëzit që janë future në marrëdhënien tonë janë njerëz që ne kemi punuar. Nuk kam çfarë t’i them Elvanës, as ajo mua, sepse ky person apo tjetra që është konkurrente nuk janë përmendur kurrë në marrëdhënien tonë. S’kam si ti them gocës së huaj”- shtoi Dalina./tch