Danimarka do të dhurojë 1 milion vaksina AstraZeneca për Ballkanin Perëndimor

Danimarka do të dhurojë 1 milion vaksina AstraZeneca për Ballkanin Perëndimor, në muajt në vazhdim.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme në Danimarkë, Jeppe Kofod, në një njoftim shtypi.

Nga ky donacion, përfiton edhe Shqipëria.

“Fqinjët tanë në Ballkan po përjetojnë një mungesë të madhe vaksinash.

Kjo gjë përkeqëson gjendjen dhe rrezikun e shpërthimeve të reja atje. Kjo është arsyeja pse unë jam i kënaqur që ne mund të ndërhyjmë dhe të ndihmojmë partnerët tanë të ngushtë me armën absolutisht të rëndësishme kundër pandemisë, vaksinat.

Ballkani Perëndimor është pjesë e zonës sonë të ngushtë dhe ne kemi një interes të madh të përbashkët për të qëndruar së bashku, sidomos gjatë kësaj pandemia”, ka thënë ministry Kofod./albeu.com


Shtuar 1.07.2021 21:32