Dalin pamjet, shkrumbohet në flakë makina në Gjirokastër (VIDEO)

Një makinë është shkrumbuar në aksin rrugor “Ura e Lumit” – “Lagjia Puntore” në Gjirokastër.

Mjeti benz ka qenë në pronësi të shtetasit F.R dhe është djegur pothuajse totalisht.

Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, hetimet për rastin vijojnë.

Njoftimi i policisë:

Në datën 18.10.2021, rreth orës 09:20, njoftohemi se në aksin rrugor “Ura e Lumit” – “Lagjia Puntore”, në afërsi të një supermarketi, mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit F. R., ka marrë flakë.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëse. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.