Dalin pamjet, momenti kur autori qëllon me plumba drejt furrës së bukës në Shkodër, djali i pronarit i përgjigjet me pistoletë (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme është qëlluar me plumba në drejtim të një furrë buke. Sipas policisë, Armand Ndreu pas një konflikti me pronarin e një furre buke ka qëlluar në drejtim të biznesit të tij.

Albeu.com ka siguruar pamjet e momentit kur është qëlluar dhe sipas informacioneve, pasi Nderu ka qëlluar me armë, djali i pronarit të furrës, Sadet Sala i është përgjigjur duke qëlluar në drejtim të tij me 3 plumba.

 

Nga ngjarja nuk ka mbetur asnjë i lënduar, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

“Rreth orës 19:40, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, shtetasi A. N., 32 vjeç banues në lagjen “Skënderbeg”, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. S., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një objekti (furrë buke) në pronësi të shtetasit S. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Djali i pronarit të furrës, Sadet Sala
Djali i pronarit të furrës, Sadet Sala
Autori, Armand Ndreu
Autori, Armand Ndreu