Detaje nga atentati me armë në Shkodër, autorët me “Golf” qëllojnë drejt furrës së bukës, pamje nga vendngjarja (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në Shkodër. Burime për albeu.com bëjnë me dije se është qëlluar në drejtim të një furre buke, në afërsi të spitalit.

Mësohet se autorët kanë qëlluar nga një mjet tip “Golf” që ishte në lëvizje. Nga ngjarja nuk ka të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Pronarët e furrës janë shprehur se nuk kanë njohje me persona problematikë. Ata kanë thënë se kanë qenë emigrantë në Greqi për disa vite dhe janë kthyer duke investuar në biznesin e furrës.

Ka nisur puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 22.03.2022 20:45