Këngëtari i njohur ka paraqitur planin për ndërtimin e varrit të tij.
Bëhet fjalë për Ed Sheeran, i cili ka vendosur që varrin ta ndërtojë nën dyshemenë e kishës së re që po ndërton në mini-fshatin e tij në vlerë prej 4.4 milionë eurosh.
Fotografitë e reja tregojnë se objekti i kultit aktualisht është në ndërtim e sipër dhe është i mbuluar me skela, ndërsa së shpejti mund t’i bashkohet një zonë varrimi në të cilën do të futej përmes një pllake në dysheme.
Vendi privat i këngëtarit britanik është modeluar me mure të lakuara në plan dhe në lartësi, të cilat i japin atij një ndjesi gjithëpërfshirëse në formë varke.
Dhoma e varrimit, e cila sipas planeve do të ishte në pjesën e pasme të ndërtesës, do të kishte përmasa 8.9 ft (2.71m) me 5.9ft (1.8m) që është rreth madhësisë së një varri të dyfishtë.
Sheeran bleu shtëpinë e tij të parë në këtë vend, për rreth një milion euro, në vitin 2012 duke e zgjeruar dhe tashmë ai zotëron një mini fshat të tijin.