Dalin pamje nga dasma! Incidenti që mund t’i prishte “natën magjike” Rudina Dembacaj, çfarë ndodhi teksa kërcente (VIDEO)

Aktorja Rudina Dembacaj sot po kurorëzon dashurinë e saj në martesë me Mark Frrokun.

Në këto momente, në biznesin e tyre në Tiranë po zhvillohet ceremonia ku janë mbledhur të afërmit e çiftit dhe miqtë e famshëm për të festuar për dashurinë e Dembacajt dhe Frrokut. Në rrjetet sociale janë shpërndarë pamjet e para të dasmës, ku atmosfera duket mjaft e gjallë.

Rudina Dembacaj duket se po e shijon në maksimum mes familjes dhe miqve të saj por një incident për pak sa nuk i ka prishur gjithë natën. Gjatë një kërcimi me bashkëshortin e saj, Mark Frrokun, duket se Rudina është penguar nga velloja dhe për pak mund të rrëzohej.

Gjatë betimeve, aktorja e njohur shqiptare kishte zgjedhur një fustan të pazakontë nusërie, pasi në të veç ngjyrës së bardhë shihet edhe e zeza.

Fustanin e bardhë ajo ka vendosur ta thyej në bel me një rrip-korse dhe ka vendosur një palë vëthë vërtet të mëdhenj me gurë të zinj aspak diskretë.

Por kjo zgjedhje nuk është bërë as për të thyer bestytni e as për të thyer kornizat e nuses klasike.

Fustani i dizenjuar nga motra e saj dhe realizuar nga Geraldina, përfshin detajet e veshjeve tradicionale të malësisë dhe bingo.