Janë zbardhur detaje të reja nga krimi i dyfishtë në një familje një Vlorë ku një i ri ka qëlluar me armë gjahu xhaxhain e tij dhe pas ka vrarë edhe veten.
Policia bëri me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Mëkat në Vlorë.
Burimet për albeu.com bëjnë me dije se viktimat janë Genci Koreta, 39-vjeç dhe Jorgji Koreta 64-vjeç.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një debati, sherri për motive të dobëta. Mësohet se viktima, xhaxhai, 64 vjeç është ish oficer policie.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vlorë/Informacion paraprak
Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/