Dalin bisedat e Babis me gazetaren: Nuk mund të flas, jam shumë i lënduar! (VIDEO)

Detaje të reja janë bërë publike nga ngjarja e rëndë në Greqi ku Babis Anagnostopolus vrau bashkëshorten e tij, dhe inskenoi sikur ishte një grabitje.

“33-vjeçari bëri sikur ishte viktimë dhe u përpoq në çdo mënyrë të turbullonte ujërat dhe të çorientonte hetimet”- kështu shprehet moderatorja greke Angeliki Nikolouli për Babis Anagnostopolus.

Gazetarja gjatë emisionit zbuloi bisedat që kishte me Babis Anagnostopulos i cili rrëfeu vrasjen e Caroline.

Nikolouli mbajti kontakte të drejtpërdrejta me pilotin gjatë gjithë këtyre 37 ditëve nga vrasja e 20-vjeçares, mirëpo piloti që shmangu takimin me të.

33-vjeçari bëri sikur ishte viktimë dhe u përpoq në çdo mënyrë të turbullonte ujërat dhe të çorientonte hetimet, sipas asaj që u dëgjua në shfaqje.

Ndër të tjera, piloti i tha prezantueses: “Në këtë fazë të kërkimit tim më është kërkuar të mos zbuloj informacione specifike, sepse keqinterpretimi nga publiku mund të komplikojë ose vonojë procesin, diçka që askush prej nesh nuk e dëshiron. Edhe në një shfaqje me reputacion si e juaja. Unë jam ende në një situatë të keqe, zonja Nikollouli, për të folur për gruan time. Me lendon mua. E di që doni të ndihmoni siç bëni gjithmonë, shpresoj të flasim së shpejti. Unë jam çdo ditë me Policinë që po heton shumë. Dhe unë u kam treguar atyre besim ”. /albeu.com/


Shtuar 19.06.2021 14:42