Analisti Mentor Nazarko është shprehur se ish-presidenti Ilir Meta po afirmohet si lideri i ri i opozitës.
Nazarko e ka cilësuar ndryshimin e emrit të LSI-së në Partia e Lirisë, si një ndryshim fiziologjik për partinë dhe si një shkëputje nga e kaluara politike.
Komentet Nazarko i bëri gjatë intervistës së tij në studion e emisionit “Log” në ABC.
“Meta po afirmohet si lloj lideri i ri i opozitës. Ndryshimi i emrit është një shkëputje pas 18 vjetësh, është shndërrim fiziologjik. Ai do të ndërlidhet me brezin e ri. Vjen në karrierë pas një virgjërimi institucional, politik. Emërtimi i partisë nga LSI në LRI ngjan me “shtëpinë e lirisë” së Berluskonit. Ngjan me modelin italian. Meta u përpoq të tregonte se kishte koherencë me shumë qëndrime që ka mbajtur si president.
Gjithë fjalimi i tij ishte i kujdesshëm, kishte narrativa me kalim interesant. Një nga fjalimet më të mira që kam parë te ai. Shikueshmëria e Metës gjatë fjalimit ishte më e lartë se Berisha në dy daljet e fundit. Meta do të theksojë dimensionin shtet formues”, u shpreh Nazarko./albeu.com/