Gazetari Dritan Hila ka reaguar lidhur me deklaratat e polices së Elbasanit dhe revoltës së qytetarëve pas fjalëve të saj.
Për Hilën nuk përbën problem fakti që ajo shan e kërcënon gazetarët, si dhe fakti që ajo nuk sheh rezultatet e krimit në vend, por vetëm bukuria e saj.
Sipas tij, Shqipëria ku e ku t’i gjejë edhe disa të tjera si ajo.
Postimi i Dritan Hilës:
U revoltua rrjeti me policen e Elbasanit se ishte yll e bukur e nuk i vjen era djersë. Ne ku t’i gjejmë dhe ca si ajo
AMP pezulloi policen e Elbasanit pasi kishte sharë gazetarët. Dhe populli i rrjetit u ofendua! Çudi! Nuk ofendohen kur shajnë shoku shokun por kjo policja ju ka bërë pershtypje! Ju ka prishur midenë.
Mbase ju ka bërë përshtypje se është e bukur. Se nuk i vjen era djersë dhe nuk ka uniforme të dalë boje. Se nuk rri urtë kur e shajnë.
Se nuk është 30 kile mbi peshë dhe se paska dalë në foto para makinave të shtrenjta apo para jahteve, a thua se asnjë prej këtyre që e shajnë nuk ka bërë një foto të tillë.
Policen le ta kontrollojë shërbimi i brendshëm nga i vijnë të ardhurat dhe nëse është në marrëdhënie me persona problematikë me ligjin.
Sa për të tjerat le mos ta prishi gjakun policja e Elbasanit. E nëse është në rregull me ligjin, ku ti gjejmë edhe ca si ajo. Ishte yll e bukur./albeu.com/