Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka njoftuar se numri i pacientëve të hospitalizuar ka shënuar një rritje me 15%, por nëse krahasohet me valët e tjera të pandemisë, pacientët e shtruar në spitale Covid-i janë më pak.
“Sa i përket hospitalizimit, numri i pacientëve shënon rritje për 15%, 518 pacientë janë hospitalizuar në territorin e gjithë shtetit, në të gjithë qendrat Covid. Ajo që është me rëndësi se analiza jonë tregon se përqindja e të hospitalizuarve nga valët e mëparshme është ulur”, tha Filipçe./albeu.com