Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka publikuar të dhënat e fundit e COVID-19 atje.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë raportuar 5 persona të infektuar dhe fatmirësisht asnjë viktimë nga Covid-19.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
16 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.800 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.597.345 doza të vaksinës.
Deri më sot 751.131 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.474 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.570. Në total numri i rasteve aktive është 407.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!/albeu.com/