Nuk ndalojnë të panjohurat e Covid-19, sa më shumë ditë kalojnë gjithnjë del një sfidë për mjekët! Një fenomen i ri i quajtur Covid Persistenca ka filluar të shqetësojë mjekët.
Neurokirurgu shqiptar në Madrid, Kita Sallabanda tregon se bëhet fjalë për pacientë të cilët e kanë kaluar Covidin, por parallel me antikorpet apo antitrupat kanë ende prani të virusit në gjak. Sipas tij, kjo sjell rrezik të aktivizimit të sëmundjes, të cilët nuk mund të operohen dot.
“Këta duhet të mbahen në vëzhgim sepse sëmundja mund të aktivizohet, këta të sëmurë ne nuk i operojmë dot sepse rritet 3 herë vdekshmëria me ata që nuk kanë Covid”.
Gjjithashtu në një intervistë ai tha:
“Kanë 3 apo 4 muaj që kanë probleme të frymëmarrjes, prodhojnë dhimbje muskulare të fuqishme, kemi të sëmurë që kanë probleme psikike sidomos me përqendrimin, kemi më pak çrregullime vaskulare, ato që predominojnë dhimbjet e kokës problemet muskulare deri në 3- 4 muaj ndërsa tek fëmijët është inflamacion multisistemik e kemi pare në pak raste në 1%”.