Autoritetet spanjolle kanë zhvilluar një megaoperacion për të shkatërruar një bandë kriminale shqiptare për trafikimin e drogës në provincën e Tarragona.
Si paosjë e operacionit disa mujor kanë rënë në panga 19 persona, pjesëtarë të bandës, shumica prej tyre shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër rusë.
Mediet spanjolle bëjën me dije se policia gjeti plantacionet e marijuanës, për të cilat banda shqiptare kujdesej në detaj. Në megaoperacioni morën pjeë 200 agjentë të Gardës Civile dhe policisë lokale, si dhe grupi speciale me helikopter.
Megaoperacioni i koduar “Oasis Tarragon” nisi tetorin e kaluar. Në kuadër të operacionit janë kontrolluar gjashtëmbëdhjetë banesa.
Janë sekuestruar gjithsej 11.127 bimë marijuanë, dhe 11.745 euro cash./albeu.com/