Çmontohet banda shqiptare e trafikut të drogës në Spanjë, sekuestrohen mbi 4 mijë kg kokainë

Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një bandë shqiptare të trafikut të drogës në Spanjë.

Mediet në vend raportojnë se si pasojë e megaoperacionit anti drogë janë arrestuar pesë shqiptarë, pjesëtarë të bandës, ndërsa janë sekuastruar 4.300 kilogramë kokainë.

Të lidhura

None found

Kokaina ishte fshehur në një ngarkesë me banane që mbërriti të premten e kaluar në një magazinë në Llano del Espartal. Kjo sasi kokaine është më e madhja e kapur deri më sot në provincën e Alicante-s.

Policia Kombëtare bën me dije se rrjeti i trafikut menaxhohej nga shqiptarë, të cilët kishin sy synim që të shpërndanin drogë në vende të Europës./albeu.com/ 


Shtuar 27.06.2023 15:15