Çmimet super të larta, Krifca: Më vjen mirë që janë rritur

Ministrja e Bujqësisë, gjatë konferencës për shtyp ku njoftoi vendimit e qeverisë, u pyet nga gazetarët nëse firmat e përpunimit të qumështit po falimentojnë. Gjithashtu u pyet dhe për krizën e grurit.

Në përgjigje Krifca tha: Kriza ka prekur dhe bujqësinë. Jemi përballë rritjes së çmimeve të imputove. Qeveria u është gjendur fermerëve këtë vit si asnjëherë tjetër me buxhetin më të madh të vënë ndonjëherë në dispozicion.

Sa i takon imputeve bujqësore ne jemi fatkeqësisht të varur nga çmimet ndërkombëtare. Gruri ka nevoja për ujitje dhe kemi bërë investime të qenësishme. Sot ne kemi fabrika përpunimi të qumështit, që kanë standarde ndërkombëtare. Sjellin produkte cilësore.

Çmimi i fermerëve është rritur siç janë rritur edhe çmimet e tjera. Më vjen mirë që çmimi për ta është rritur. Ne plotësojmë 95% të nevoja të vendit për qumësht. Nuk kam dijeni se fabrikat janë në rrezik. Hap pas hapi aty ku ka nevojë të mbështete sektori jemi këtu. Duhet të shikojmë parashikimin e mbjelljeve. Nuk kemi indikatorë që po prodhohet më pak”.

Gjithashtu, Frida Krifca publikoi sot një urdhër në lidhje me ruajtjen e niveleve të kapjes së peshkut krap. Ministrja tha se tani është periudha e shumimit të krapit nëpër liqene dhe nuk duhet gjuajtur pasi kjo dëmton këtë lloj peshku./albeu.com