Çmenduri në Tiranë! 49-vjeçari i hedh benzinë gruas dhe vetes, “arratiset” me makinë por shkakton aksident

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Tiranë ditën e djeshme, 25 tetor.

Policia njofton se kanë vënë në pranga shtetasin B. D., 49 vjeç, banues në Tiranë.

“Ditën e djeshme, në rrugën “Vangjel Noti”, rreth orës 07:00, duke qenë në gjendje të dehur, ka lagur në trup, me lëndë djegëse, veten dhe bashkëshorten e tij. Më pas është larguar me një automjet të cilin e ka përplasur me murin rrethues të një banese. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, 49-vjeçarit, një mjet prerës (thikë)’\, njoftojnë blutë e kryeqytetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com