Një video nga festivali më i dashur për rininë në Britaninë e Madhe, ai i Glastonbury, është duke bërë xhiron e rrjetit, pasi fansat pretendojnë se kanë parë “mbretëreshën” Elizabeth II të fshehur midis turmës elektrizuese.
Shikuesit që shikonin eventin me famë botërore në TV, nisën të bënin shaka me ngjashmërinë e habitshme midis gruas së paidentifikuar dhe Madhërisë së saj.
Përdoruesi me emrin Finn fillimisht publikoi pamjet në Twitter, duke thënë: “Mbretëresha është paraqitur në Glastonbury për të parë Robert Plant. Ky maskim nuk po mashtron askënd zonjë”./albeu.com
Lovely to see the Queen enjoying a bit of Robert Plant at #Glastonbury. pic.twitter.com/Ra4jyNz9lZ
— Andy (@alreadytaken74) June 24, 2022