Gjatë ditës së sotme është parë një gabim skandaloz që ka bërë një nga gazetat më të mëdha të sportit në Spanjë, Diario AS.
Gazeta nuk ka shkruar emrin e Kosovës në një tabelë të paraqitur në faqen e tyre.
Hey @diarioas,
The state has a name! Repeat after me : K O S O V O ?? pic.twitter.com/se8Gf9lFAO
— Vlora Çitaku ? (@vloracitaku) March 26, 2021
Ata refuzuan të shkruajnë emrin e kombëtares së Kosovës dhe kësisoj ka reaguar edhe ish-ambasadorja Vlora Çitaku.
Në një postim në rrjetin social twitter, ajo ka shkruar: ““Hej Diaro AS, shteti ka emër, përsërite pas meje, KOSOVA”.
Problemet mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Spanjës ka pasur edhe më herët, kur kjo e fundit deklaroi se nuk do t’i respektojë simbolet e Kosovës.