Cikloni godet Brazilin jugor, 13 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur (VIDEO)

Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe 3 të tjerë janë zhdukur pasi një ciklon goditi të premten shtetin e Rio Grande do Sul në Brazilin jugor, njoftuar autoritetet të dielën.

Shirat e dendur dhe erërat e forta shkaktuan dëme në dhjetëra zona të këtij shteti, përfshirë kryeqytetin e tij, Porto Alegre.

“Numri i të vdekurve është 13, përfshirë një foshnjë katër muajshe, pasi dy trupa u gjetën në qytetin Karaa, i cili është në një nga zonat më të prekura”, tha shërbimi i mbrojtjes civile të shtetit.

Erërat e forta goditën brigjet e Brazilit, kryesisht në qytetin Tramandai, ku sipas shifrave zyrtare u regjistruan erëra deri në 101 kilometra në orë.

Shtëpitë e rreth 5,000 banorëve u dëmtuan dhe dje rreth 84,000 njerëz ende nuk kishin energji elektrike. Rreth 800 u desh të evakuoheshin me helikopter./Albeu.com,/


Shtuar 19.06.2023 11:19