Cikloni Belal në ishujt e oqeanit Indian, ka shkaktuar dëme të mëdha në njerëz dhe infrastrukturë.
Cikloni Belal, ka shkaktuar dëme të mëdha. Vendi ishullor i Oqeanit Indian, Mauritius ka ngritur alarmin për shkak të situatës.
Shërbimi meteorologjik i vendit, tha se stuhia po lëvizte drejt lindjes, por paralajmëroi për “rreziqe të tjera mjedisore”.
Videot e publikuara në media treguan përmbytje të forta në Port Louis, si dhe makina të të përmbytura.
Dy persona kanë humbur jetën dhe mijëra banesa kanë mbetur pa energji elektrike.
Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq të Afrikës, tha se më shumë se 1,000 njerëz ishin evakuuar dhe rreth 8,400 njerëz në Mauritius ishin pa energji elektrike.
Paralajmërimi i nivelit 4, niveli maksimal, u vendos pasi stuhia goditi afër bregdetit jugor të vendit të martën në mëngjes. Shpejtësia e lëvizjes është llogaritur 18 km/h.
Qytetarëve u është kërkuar të qëndrojnë në vende të sigurta dhe të mos dalin në det ose të ecin përgjatë brigjeve, për shkak të potencialit për stuhi.
Aeroporti ndërkombëtar në Mauritius, u mbyll të hënën për shkak të stuhisë, megjithëse të martën disa fluturime për në Rodrigues aty pranë dukej se po funksionojnë.