Çifti e strehoi, qeni i sulmon për vdekje fëmijën 7 vjeçar

Një qen kafshoi për vdekje një 7-vjeçar në Oklahoma.

Qeni ishte marrë nga rruga disa javë më parë nga familja e 7 vjeçarit dhe ishte strehuar prej tyre.

Kur James McNillis të dielën nuk u kthye në shtëpi dhe nuk iu përgjigje thirrjeve të familjarëve, prindërit e raportuan në polici zhdukjen e tij.

Ishte babai i vogëlushit, Michael, ai që e gjeti fëmijën e tij të vdekur në oborrin e shtëpisë pas sulmit që kishte pësuar nga qeni.

Sipas familjarëve të vogëlushit, qeni nuk kishte shfaqur kurrfarë shenja të agresivitetit para sulmit vdekjeprurës.

E pas arritjes në vendin e ngjarjes, policia e dërgoi qenin në një strehimore, e rasti i vogëlushit që humbi jetën po cilësohet si incident.

James po luante në oborr me qenin e tij para se të ndodhte sulmi. Fqinja Shannon Eddison, ka thënë se ajo dhe familja e saj po festonin një ditëlindje në oborr, kur dëgjuan gruan duke bërtitur.

“Ka qenë një britmë që ndryshon jetën, e kuptuam që diçka nuk është në rregull. Si nënë, e njoh atë britmë”, ka thënë Eddison.

E babai i vogëlushit ka shkruar në Facebook, se familja e tij planifikojnë të largohen nga ajo lagje në momentin që kryejnë procedurat e varrimit të birit.

“Ishte plot jetë. Po ndihem i vetmuar dhe i humbur pa të. Këtu gjithçka të dhemb pa djalin tonë të vogël”, ka shkruar në Facebook babai i tij./albeu.com/