Chelsea, Liverpooli dhe Leicester vendosin sot fatin e tyre për në Champions

Edhe kampionati anglez Premierliga do ta mbyll sot siparin e saj me ndeshjet e fundit të xhiros së 38-të dhe fokusi kryesor do të jetë në tri ndeshje.

Bëhet fjalë për sfidat Aston Villa Chelsea, Leicester  Tottenham dhe Liverpool  Crystal Palace.

Këto tri skuadra, Chelsea, Liverpooli dhe Leicester City janë në luftë direkte për një vend që siguron kualifikimin për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardcshëm dhe fati i tyre do të vendoset nga këto sfida të cilat startojnë nga ora 17:00.

Momentalisht Chelsea është në vendin e tretë me 67 pikë, i ndjekur nga Liverpooli me 66 dhe Leicester City po ashtu me 66 pikë.


Shtuar 23.05.2021 15:47