Trajneri i Portos, Sergio Conceicao, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kthimit të 1/8 të Champions League kundër Interit.
“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, e ekuilibruar kundër një skuadre plot me lojtarë të shkëlqyer. Ne e njohim kundërshtarin tonë. Gjithçka që dimë është se çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Ne duam të jemi intensivë, të mirë në presion, agresiv dhe mbi të gjitha inteligjentë”, tha tekniku portugez.
Çfarë ndryshimi prisni në krahasim me ndeshjen e parë?
Ndeshjet mund të jenë të ngjashme, por nuk do të jeni kurrë njësoj. Kjo do të varet edha nga lojtarët që do të hyjnë në fushë për Interin, për shembull mendoj se ka dyshime për praninë e Skriniar apo jo. Nuk e di nëse do të luajë Dumfries, nëse Gosens do të jetë atje. Pastaj ata kanë Lautaron, Dzekon dhe Lukakun në front, vetëm dy prej tyre do të luajnë nga fillimi. Më pas do të varet nga strategjia që ne do të adoptojmë.
Si e përgatitët ndeshjen kundër Interit?
Ne e kemi përgatitur atë në përputhje me karakteristikat tona të ekipit. Në këto ndeshje të nivelit të lartë ne duhet të luajmë siç dimë, në mënyrën se si ndihemi rehat. Nëse përshtatemi shumë më kundërshtarin, gjërat nuk mund të shkojnë aq mirë sa duam. Jemi në gjysmë të lojës. Kemi 90 minuta për të tentuar të përmbysim rezultatin, por për ta bërë këtë duhet të jemi inteligjentë gjatë gjithë ndeshjes. Do të jetë e rëndësishme të mos shkojmë në sulm, do të na duhet të jemi të durueshëm dhe me sasinë e duhur të agresionit.
A do të kenë ndikim problemet e Interit në kampionat?
Unë nuk jam trajner i Interit, por të gjitha humbjet janë të rënda për një klub të mësuar të fitojë si Interi. Ndeshjet e Champions League janë të ndryshme, megjithatë, në një nivel mendor problemet nga nokauti i ligës nuk do të hyjnë në lojë nesër.